“Çdo minutë vdesin 5 fëmijë nga uria”

femija.jpg

Kequshqyerja vret çdo ditë rreth 7000 fëmijë nën 5 vjeç në të gjithë botën. Nëse bëjmë një llogari, i bie që çdo një minut vdesin 5 fëmijë nga uria.

Këtë thotë organizata “Save the Children”, sipas së cilës, numri më i madh i viktimave është në vendet me thatësirë të skajshme, varfëri apo luftë, aty ku mungon ushqimi, uji i pijshëm dhe ilaçet.

Sipas “Save the Children”, në botë janë më shumë se 50 milionë fëmijë nën 5 vjeç që po vuajnë pasojat e kequshqimit akut, që shkakton te një fëmijë humbje të shpejtë dhe të rrezikshme peshe. Një minoren në 4 të tillë, ose 151 milionë fëmijë janë të kequshqyer kronikë dhe rrezikojnë vonesa të forta në rritje, si nga pikëpamja fizike, ashtu edhe nga ajo konjuktive.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303