fbpx

Ç’do ndodhë me motin? Sinoptikania sapo na e zbuloi, ja sa do shkojnë temperaturat

adiol.png

Sinoptikania Adiola Bani ka bërë me dije se duke nisur nga dita e sotme, moti në vendin tonë do të jetë i paqëndrueshëm. Bani theksoi se do të ketë edhe rënie temperaturash dhe në zonat malore temperaturat do të shkojnë në -3, -4 gradë celsius.

“Ka nisur ky vit me diell, por zgjati vetëm dy ditë. Mëngjesi i sotëm ka nisur me vranësira të dendura, një pjesë e mirë e zonës malore ka reshje dëbore, që do të vijojë gjatë gjithë kësaj jave. Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do vijojë të mbetet me reshje shiu, ndërsa zonat malore do të kenë reshje dëbore. Ka nisur një javë e paqëndrueshme me reshje shiu dhe bore.

Presim që 10-ditëshi i parë i janarit të mbetet në kushte të paqëndrueshme me reshje shiu dhe dëbore, edhe pse herë pas herë do të kemi intervale të shkurtra me kthjellime. Nga dita e sotme do të kemi dhe rënie temperaturash, deri në minus 3 gradë celsius apo minus 4 gradë celsius në zonat malore, ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë do të zbresin edhe në 9 gradë celsius”, tha sinoptikania.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303