fbpx

Ç’do të ndodhë me koronavirusin? OBSH nuk është shumë optimiste

Mike Ryan, përgjegjës për programin e urgjencës në Organizatën Botërore të Shëndetit, ka deklaruar ditën e sotme se bota ka një rrugë të gjatë për të kaluar përpara se pandemia e coronavirusit të mund të vihet nën kontroll, edhe pse shumë vende kanë ndërmarrë hapat e parë për kthimin e jetës në normalitet.

Siç tha ai, rreziku i virusit Covid-19 mbetet shumë i lartë në nivel kombëtar, rajonal dhe global.

“Ajo që ne të gjithë kemi frikë është rrethi i mbrapshtë i shëndetit publik dhe fatkeqësive ekonomike nëse karantinat hiqen pa mundësinë e zbulimit të epidemive të freskëta”, tha Ryan, duke shtuar se kontrolli shumë domethënës i virusit është i nevojshëm për të zvogëluar vlerësimin e rrezikut aktual.