CDU/CSU: Bisedime mes qeverisë dhe opozitës shqiptare

Në lidhje me protestat dhe djegien e mandateve nga opozita, ka reaguar grupi parlamentar gjerman i CDU/CSU.

Zëdhënësi i saj, Florian Hahn ka theksuar se Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë.

“Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza. Protestat e aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit. Protestat dhe demonstratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur”, deklaroi zëdhënësi Hahn.

Më tej, ai i bëri thirrje opozitës dhe qeverisë që të vetëpërmbahen.

“Qeveria dhe opozita duhet të zhvillojnë menjëherë bisedime, në mënyrë që të rifillojë funksionimi i parlamentit dhe të rivendosen marrëdhënie të qarta. Perspektiva evropiane është vënë në rrezik”, përfundoi zëdhënësi i CDU/CSU./real-news.tv