Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar sot disa rregulla se si të veprojnë qytetarët kur dalin dhe futen në shtëpi për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Janë rregulla dhe veprime të thjeshta, që kërkojnë disiplinë e cila më pas bëhet rutine dhe në funksion të ruajtjes së higjienës.
Mos harroni maskën dhe të mbani distancë me të tjerët kur jeni jashtë.
Ndërsa në shtëpi nuk duhet neglizhuar dezinfektimi i sendeve që kemi mbajtur jashtë, si telefoni e syzet.
Advertisement