Ceka: Nexhmije Hoxha e shikoi ferrin me sy. Me Enverin ishin të dashuruar!

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, Neritan Ceka ka folur për vdekjen e Nexhmije Hoxhës, dhe atë që ajo ka lënë pas.

Hila: Çfarë gjurme do të lërë Nexhmije Hoxha në Histori?

Ceka: Për atë që ka vdekur, populli shqiptar thotë gjithmonë “ndjesë pastë”. Nuk mund të harrojmë që në një botë që ajo se ka besuar, dhe shumë shqiptarë nuk e besojnë, ku do të ishte vendi i saj? Natyrisht se pjesa më e madhe do ta besojnë se do të ishte në ferr. Ajo ka qenë një grua e ashpër, një grua që u transformua , nga ngjarjet politike, nga një vajzë e bukur, e edukuar mirë, nga një familje e shquar dibrane u kthye në imazhin e egërsisë, e fatkeqësisë që u sillte vazhdimisht atyre që i kishte psur miq e shokë, ku këtu hyn edhe një pjesë e familjes sime. Shoqes së ngushtë së Nexhmije Hoxhës, i burgosën të shoqin, ishin shoqe të ngushta, Drita Vila quhej . Në këtë rast ndjesë pastë, ferrin e pa brenda kësaj bote, pra thëm që u ndëshkua me ato që ndodhën,  me grindjet brenda familjes, me nipin që iu burgos, për gjëra që ishin turp për një familje që të paktën moralin e kishin vlerësuar, kështu që na ka lënë një trashëgimi të keqe, sepse sa herë që kemi të bëjmë me shpërdorimi ne pushtetit, themi ja si Nexhmija, ja si Enver Hoxha, pra akoma imazhi i saj në këtë drejtim është po aq i madh sa ana tjetër, këta nuk janë as sa Nexhmija, këta janë të korruptuar, ajo nuk u korruptua.

Hila: A mendoni se ajo kishte ndikim tek mendimet e të shoqit?

Ceka: Absolutisht, ajo ka ndikuar mbi të shoqin, nuk është si raporti që kanë pasur shumë diktatorë, që gratë kanë pasur frikë se mos bëhen viktimë e burrit, sic ishte Maoce Duni ose Stalini. Unë besoj se historia e tyre ka qenë një histori e të dashuruarve më njëri-tjetrin, pra në imazhion e tyre, jashtë politike, ishin të dashuruar, dhe e doni nfort njëri-tjetrin, por kjo dashuri ndikoj në negativitetin e tyre.