Çeki, protesta masive kundër kryeministrit

Qindra mijëra persona morën pjesë në një manifestim në Pragë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Andrej Babis, i akuzuar për mashtrim.

Protestuesit që kërkonin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë marshuan në rrugët e kryeqytetit çek me flamujt venda dhe të Bashkimit Evropian dhe me parulla kundër Babis dhe presidentit Zeman.

Një lëvizje e tillë nisi fillimisht si një lëvizje studentore për t’u shndërruar në një protest masive.

Më shumë se 400000 qytetarë kanë nënshkruar edhe një peticion ku kërkojnë largimin e kryeministrit.

Sipas organizatorëve më shumë se 250.000 njerëz morën pjesë në protest e konsideruara më e madhja që prej revolucionit të vitit 1989.

Babis po hetohet penalisht për shkak të akuzës se ka abuzuar me rreth 2 milionë euro subvencione nga Bashkimi Evropian, 10 vite më parë. I konsideruar si njeriu i dytë më i pasur në Çeki, Andrej Babis i ka mohuar akuzat. /real-news.tv/