Çekia: Në ndeshjen me Kosovën mund të ndodhë hataja

Federata e Futbollit të Çekisë ka pezulluar shitjet në internet të biletave për ndeshjen kundër Kosovës më 14 nëntor në Plzen, e cila do të vendosë direkt se cila prej tyre do të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

Sipas Federatës së Futbollit të Çekisë, kjo është ndeshje me rrezik të lartë dhe u bën thirrje tifozëve të përmbahen nga çdo provokim politik dhe gjeste kundër Kosovës.

Përveç rëndësisë konkurruese të lojës, tensionet rriten edhe nga ngjarje që kanë pak lidhje me sport. Në prag të ndeshjes së parë të këtyre dy ekipeve, në shtator në Prishtinë, policia lokale arrestoi tifozët çekë që kishin një dron me pankartën “Kosova është Serbi”, dhe disa tifozë u rrahën.

Gjithashtu, presidenti çek Milos Zeman kohët e fundit i bëri thirrje Qeverisë që të tërhiqte njohjen e Kosovës. Njoftimi, i cili u bë në faqen zyrtare të Federatës të Futbollit të Çekisë, thotë se shitja e biletave do të fillonte më 23 tetor në Plzen. Biletat mund të blihen vetëm me një kartë identiteti dhe një person mund të blejë deri në katër bileta.

“Ndeshja e nëntorit me Kosovën u vlerësua si me rrezikshmëri të lartë dhe siguria është prioritet yni. Përveç kësaj, ekziston një lidhje me ngjarjet që ndodhën në Bullgari gjatë ndeshjes kundër Anglisë. UEFA e ka bërë të qartë se gjestet raciste apo politike nuk kanë vend në futboll dhe se nuk do ta tolerojë atë, “tha presidenti i Federatës së Futbollit të Çekisë, Martin Malik.

Ai u bëri thirrje tifozëve çekë të përmbahen nga çdo provokim dhe gjest që mund të kushtojë pikë ekipit, dhe në fund të fundit, renditja e Euro 2020.