27.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Celibashi: Po verifikojmë pas denoncimeve të kandidatëve për parregullsi…

spot_img

Celibashi: Po verifikojmë pas denoncimeve të kandidatëve për parregullsi.

“Vazhdojmë të kemi problem në sjelljen e anëtarëve të KZAZ dhe administrimin e këtij procesi. KQZ ka reaguar dhe ajo që vlen të theksohet është se situate ka ndryshuar. Numri i kërkesave për ta aksesuar faqen është shumë i madhe për shkak se është një numër i madh kërkesash. Sot misioni ndërkombëtar i vëzhgimit doli me raportin paraprak.Ne i gjejmë gjetjet realiste. Shumë prej atyre janë aspekte që kanë të njëjtin opinion me ne. Kemi pasur disa raportime nga disa kandidatë për deputetë në lidhje me disa parregullsi të vërejtura nga disa KZAZ të Tiranës. Edhe nga kandidati i pavarur Bojken Abazi. Jemi duke ndjekur këtë situatë dhe do të marrim vendimet e duhura.Vlerësimin e situatës për fletët e votimit është herët për ta bërë. Çdo fletë votimi që është e pavlefshme nuk është gjë e mirë. Nga verifikimet që ka bërë KQZ, nuk rezulton që numërimi I fletëve të votimit të jetë bërë në mënyrë preferenciale. Ka qenë radha e përcaktuar.  Lodhja fizike ka bërë të vetën. Ka pasur ngadalësi në proces. Nuk dihet nëse kjo ka ardhur për shkak të ndikimit nga jashtë këtë nuk e them dot”, u shpreh Celibashi.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat