Çelja e negociatave, mesazhi i Johannes Hahn

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka komentuar sërish çeljen e negociatave në Shqipëri.

Ai thekson se së pari është e nevojshme për dritën e gjelbër për të filluar përgatitjen përfundimtare të negociatave dhe pastaj është përsëri një procedurë me bazë meritore.

“Ka disa diskutime por unë jam i përqendruar për të siguruar një vendim para verës, sepse ky ishte gjithmonë qëllimi ynë. Ne do të paraqesim raportin tonë vjetor për dy javë, ku me siguri do të japim një vendim pozitiv për të dyja vendet. Natyrisht ka gjithmonë disa punë që duhet të bëhen. Por, unë mendoj, sidomos kur është fjala për Maqedoninë e Veriut, se duhet të pranojmë përparimin e madh që ky vend ka bërë në tejkalimin e konflikteve dypalëshe, që është parakusht për anëtarësimin e ardhshëm në BE”, ka thënë ai. /real-news.tv