fbpx

Ceremonia e lamtumirës së Bujar Nishanit, pse nuk ishte Rama

rama-nishani.jpg

Ditën e sotme është mbajtur ceremonia e lamtumirës për ndarjen nga jeta të ish Presidentit Bujar Nishani ku ishin të pranishëm figura të rëndësishme të jetës publike, por ra në sy mungesa e kryeministrit Edi Rama.
Mësohet se, shkak për mungesën e kryeministrit Rama është agjenda, pasi kreu i qeverisë ndodhet në Amerikë për një takim zyrtar sepse Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB-së. Ndërkohë që në ceremoni nuk ka marrë pjesë as bashkëshortja e tij, Linda Rama. Megjithatë duket se përfaqësues të tij ishin ministrat dhe deputetët socialistë, të cilët i vendosën lule.
Homazhet shtetërore në nder të Nishanit u mbajtën nga ora 10:00 deri në 12:00. Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor është nisur drejt banesës së fundit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303