fbpx

Ceremonia, rivarrosen 573 ushtarë grekë në Këlcyrë

grek.jpg

Një ceremoni e thjeshtë, pa shumë bujë, është zhvilluar sot në Këlcyrë në varrimin e eshtrave të 573 ushtarëve greke, të rënë gjatë luftës Italo-Greke që u gjetën gjatë gërmimeve në Dragot.

Të pranishëm kanë qenë ambasadorja greke Eleni Surani, atasheu i mbrojtjes në Ambasadën greke Kristo Bakirxhi, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, përfaqësues të komisionit dypalësh ndërshtetëror si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Qeveria shqiptare ka pranuar të financojë plotësisht një operacion të kërkimit dhe rivarrosjes së ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke.

Mbas përfundimit të gërmimeve, në zonën e Këlcyrës u gjetën dhe identifikuan 573 eshtra të të rënëve grekë, të cilat do të varrosen në varrezën ushtarake të Këlcyrës në një ceremoni të posaçme.

Ndërsa në varrezën e Bularatit ndodhen edhe varret e mëse 100 ushtarakëve të identifikuar më parë prej autoriteteve shqiptare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303