Ceremonitë në të gjithë vendin, Kosova feston sot 12-vjetorin e Pavarësisë

ZZZZZ-2.jpg

Sot Kosova feston 12-vjetorin e pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u njoh si shtet nga  116 vende të botës.  Kosova do të shënojë këtë përvjetor të pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ditën e sotme institucionet shtetërore  do të organizojnë disa aktivtete,  duke filluar me ngritjen e flamurit nga dy udhëheqësit shtetëror, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Kurti e Osmani me pas do të vendosin kurora lulesh te kompleksi memorial Adem Jashari, të varri i ish presidentit Rugova dhe të varri i veprimtarit Adem Demaçi. Me pas do të mbahet një seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës nën kujdesin e kryeparlamentares Vjosa Osmani. Të pranishëm në seancë do te jenë edhe kryeministri Kurti, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303