fbpx

Çerri i Ramës ultimatum konsujve të nderit   

Rama-cakaj-2.jpg

Zv/ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka marrë vendimin e radhës. Këtë herë ka të bëjë me pasaportat diplomatike, sipas të cilit janë dyfish më shumë në Shqipëri se në vendet e Bashkimit Europian.

“Kemi dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet e BE-së. 150 persona që marrin pasaporta diplomatike. Deputetë, gjykatës që s’e kanë kaluar Vettingun dhe përfaqësues të lartë.

I ftoj të bëjnë dorëzimin e pasaportave diplomatike, sepse ajo do të bllokohet menjëherë”, – tha Cakaj në një deklaratë për mediat. Më herët Cakaj u hoqi targat diplomatike Konsujve të Nderit.

“38 Konsuj Nderi kanë targa diplomatike dhe kjo është në kundërshim me ligjin. Kështu që u bëj thirrje që t’i dorëzojnë ato sa më parë dhe të marrin targa normale”, – thoshte Cakaj më 1 prill.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303