Disa fakte nga certifikata e lindjes së bebit mbretëror

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan mbajtën shumë sekrete rreth lindjes së djalit të tyre, Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Fillimisht kishte spekulime për gjininë e foshnjës, më pas se ku do të lindte Meghan, në shtëpi apo në spital.

Por, certifikata e lindjes së foshnjës Archie ka zbuluar disa të vërteta në lidhje me foshnjën mbretërore.

Ai që ka regjistruar Archie, ndërkohë, ka qenë vet Princi Harry, sipas certifikatës që tregon edhe se babait të ri iu deshën 10 ditë për ta bërë këtë. Data e regjistrimit është 17 maji.

Certifikata tregon se Archie ka lindur në Spitalin e Portlandit, një spital privat në Londrën Perëndimore.

Ndërkohë në certifikatë, në seksionin e profesionit të së ëmës, Meghan paraqitet si Princeshë e Mbretërisë së Bashkuar. Por, ndërsa Meghani ka si profesion atë të Princeshës, ajo nuk do të quhet dot kurrë Princesha Meghan, pasi nuk ka gjak mbretëror. Vetëm pasardhësit e drejtpërdrejtë të gjakut mbretëror mund të mbajnë titujt Princ dhe Princeshë./real-news.tv/