fbpx

Certifikata e sigurisë së Cakajt, Meta kërkon hetim të DSIK

ilir-meta-2.jpeg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit dhe kryetarëve të Grupeve Parlamentare të PS, PD dhe LSI, ku kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).

Kërkesa e Metës vjen si pasojë e mosdekretimit të Gent Cakaj, si ministër të Evropës dhe Punëve të Jashtme, për faktin e mungesës së certifikatës së sigurisë.

Mësohet se DSIK ka pajisur me certifikatë Gent Cakaj brenda 24 orëve. Tanimë, Meta me letrën drejtuar Kuvendit, kërkon hetimin e DSIK./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303