21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Çështja ‘Cakaj’, Kryemadhi kundër Metës

spot_img

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë se nëse do ishte në vend të Presidentit Meta, do e kishte dekretuar Gent Cakajn si ministër për Evropën dhe Punëve të Jashtme. Këtë e ka bërë të ditur gjatë një interviste ne ‘Ora News’, ku theksoi se Metës iu dhimbs Rama dhe prandaj e bëri këtë veprim.

“Po të kisha qenë në pozicionin e Ilir Metës, unë do ta kisha firmosur Gent Cakaj për Ministër të Jashtëm dhe më pas ne do të shikonim se që nga kryeministri dhe gjithë qeveria e tij do të tërhiqeshin zvarrë jo vetëm nga opinioni publik  por dhe shumë faktorë të tjerë qofshin ndërkombëtarë apo dhe vetë populli i Kosovës. Mesa duket Presidenti iu dhimbs Kryeministri prandaj dhe bëri një veprim të tillë për të ruajtur sadopak institucionin dhe fytyrën e shtetit shqiptar”, theksoi kryetarja e LSI.

“Derisa sot, Kryesia e PS-së nuk e lejoi Ramën ta ripropozonte në një dekret të ri zotin Cakaj. Do të thotë se vetë PS e ka detyruar atë për të mos bërë një ripropozim të tij”, tha Kryemadhi./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat