fbpx

Çështja e detit, flet koloneli: Zgjidhja nuk do jetë në favor të Greqisë, ne humbasim nëse…

Koloneli Myslim Pashaj ka folur për News24 në lidhje me çështjen e detit. Ai theksoi se kjo çështje do të marrë një sqarim.

Ai tha po ashtu se në ndarjen e detit, Shqipëria humb vetëm nëse nuk përfshihet edhe Gjiri i Sarandës.

Myslim Pashaj: Gjykata do bëjë ndarjen e kufijve detarë, detin territorial, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive. Do ketë specialistë, do bëhet marrëveshje me të gjitha hollësistë që kanë të bëjnë me kriteret bazë dhe parimet bazë që ekspertët e dy vendeve tona nuk kanë mundur t’i japin dum. Mendoj që do sqarohet, do ndiçohet kjo çështje.

Po sikur zgjidhja të jetë në favor të Greqisë?

Myslim Pashaj: Kjo edhe mund të ndodhë…por nuk do ndodhë

Ku e gjeni sigurinë?
Myslim Pashaj: Për oponencën që është bërë, për një material shumë të zgjedhur dhe argumentuar të Gjykatës Kushtetuese bëri këtë trajtim për një çështje madhore, materiali i Gjykatës Kushtetuese është brilant, është shumë i mirë, pikënisjet dhe pikëbitisjet e fundme të trajtimit të çështjes në Hagë duhet të jenë pikat e Gjykatës Kushtetuese. Këto pika do të përqiten nga Gjykata Ndërkombëtare me ligjin për detin.

A kemi ne ekspertë në këtë fushë?
Myslim Pashaj: Jam i dëshpëruar sot se asnjë institucion shqiptar që paguhen me taksat e shqiptarëve nuk kanë marrë pjesë në këto studime madhore. Ne kemi specialistë, por përvoja dhe ajo çfarë kam ndjekur unë me grupin e marrëveshjes së parë, që tani është nul, mendoj se ata ishin njerëz të mirë, të ndershëm dhe atdhetarë, por nga ajo dëshira për transparencë që kemi ne dhe ato sekrete që nxori minsitri Bushati, del që grupi negociator nuk ka qënë në gjendje të mbrojë të tëra parimet në punën që kanë bërë nga 2017 në 2019.

Sa mund të zgjasim procedurat e gjykimit në Hagë?
Myslim Pashaj: Nga përvojat që kam parë në literaturë do të duhen 2 apo 3 vite deri në momentin që ata të afrohen drejt një zgjidhje. Unë kam frikë se mos gjykata e Hagës do harrojë Gjirin e Sarandës, pra nëse nuk e zgjidhim edhe atë, pra nëse Saranda nuk do të ketë gjirin e saj të përfshirë në ujërat e brendshme dhe e lëmë të ndahet mes ujërave me Greqinë, kjo për ne është humbje e madhe. Shpresoj që të mos ndodhë.