Çështja e detit, Ilir Meta i prerë: Të zgjidhet sa më shpejt dhe të mos minohen…

meta.jpg

Presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij është ndalur dhe te çështja e detit, duke theksuar se është një çështje shumë sensitive. Meta tha se u ka dërguar autoriteteve greke një kërkesë zyrtare për përmbushjen e detyrave që ka Presidenti por nuk ka marrë një përgjigje.

“Lidhur me çështjen në fjalë është një çështje shumë sensitive. Presidenti i ka plotësuar detyrimet e tij. Prej 20 ditësh kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushjen e detyrave që ka presidenti. Nuk ka një përgjigje por ne vijojmë të presim. Presidenti nuk luan me një çështje të tillë për një marrëdhënie që ka të bëjë me Greqinë dhe Shqipërinë. Qëndrimi i Presidentit ka qenë i qartë, respektimi i Kushtetutës dhe gjykatës Kushtetuese. Presidenti nuk mban qëndrime të dyfishta. Të zgjidhet sa më shpejt që kjo çështje të jetë me mirëbesim dhe jo të minojë marrëdhëniet e sinqerta. Miqësia me Greqinë është e rëndësishme të mbrohet dhe të zhvillohet” – tha Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303