Çështja e detit/ Koloneli Myslim Pashaj: S’jemi të barabartë me Greqinë, Shqipëria s’ka konflikt por rrezikon…

d70b868683b5f2d4e9f3b6f9c01630ae_L.jpg

Koloneli Myslim Pashaj ka folur në emisionin “Kjo Javë” për çështjen e zgjerimit detar me 12 milje që kërkon Greqia në detin Jon dhe për atë çfarë rrezikon Shqipëria.

Ai tha që e ka përmendur edhe më parë se për çështjen e detit duhet të ketë një marrëveshje, teksa thekson se për Shqipërinë do të ishte mirë që negociatat të rifillonin.

Ndërkohë kolonel Pashaj shprehet se për sa i përket ndarjes së hapësirave detare, Shqipëria dhe Greqia nuk janë të barabarta për shkak të kushteve gjeografike.

Për Pashajn, më problematike është grumbulli i ishujve në verilindje të Korfuzit, ndërkohë që thekson se nuk duhet përsëritur marrëveshja e vitit 2009, pasi e konsideron një humbje të madhe për Shqipërinë.

”Çështja është bërë shumë më komplekse. Në hapësirën rajonal, Shqipëria s’ka konflikt, por rrezikon t’i kthehet prej detit. Nuk është gjetur ende zgjidhja, dhe na duhet maturi.

Kishte që në 2007, 2008 që u krijua një grup negociator, kishte një entuziazëm shto dhe përvojën në Itali.

Në vijim është e domosdoshme që të dimë se kush janë përvojat e Shqipërisë vetë, botërore, kushtet e Shqipërisë dhe drejtësisë mbi ndarjen e detit. Të gjitha përvojat është e domosdoshme që përvojat të ulen në tavolinë. Sepse tavolina diplomatike, hapësira detare është njësoj si ajo tokësore. Duhet të njihen se cila hapësirë po ndahen.

Në këtë pikëpamje doja të theksoja se kushtet gjeografike që ndodhet Shqipëria me Greqinë, janë të ndryshme nga shtetet e tjera. Krahu shqiptar që është krahu i Karaburunit, ka përthyerjet e tij, po jo ishuj dhe cekëtina. Kur Shqipëria nuk ka përballë Greqi kontinentale, por ka arkipelag, grumbuj ishujsh të Korfuzit. S’jemi të barabartë. Të njihet ky faktor special dhe i veçantë. Duhet që të dimë se çfarë deti kemi përballë. është det i futur në kanalin e Korfuzit, nga Otranto në Korfuz. Brigjet janë krejtësisht të ndryshme. Nuk shkojnë më shumë se 24 milje.

Secili shtet ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje detare. Mirëpo kjo nuk duhet të jetë kryefjalë. Por edhe qeveria shqiptare është treguar e kujdesshme. Kemi të drejtë të zgjerohemi, por aty ku u lejon gjeografia, kushtet. Grumbujt e ishujve në verilindje të Korfuzit, pra këtu është problemi. Do të varret tashmë nga negociatat e dy vendeve.

Ekipi negociator para se të bëntë diskutimet, duhet të kishte një dokument më parë. A ka ndodhë ishull historik, hapësirë më te drejta historike. Prandaj habitemi, si ka mundësi nuk është trajtuar gjiri i Sarandës, i bashkëngjitur me Butrintin.Shqiptarët nuk e kanë pretenduar. Mbi 100 raste në gjithë botën që shtetet kur ndajnë detet, për një ishull kanë dhënë të drejta historike. Shqipëria duhet ta pretendonte në tavolinë diplomatike.

Grupi negociator ka konfidencialiteti e saj, por s’mund të bëhen pazare. Duhen thënë parimet. Duhet ta vlerësoj në mënyrë të theksuar, metoda e cila është përdorur në 2009 për të ndarë hapësirat detare, është vija e mesme. Si mund të barasvlerësohen brigjet kur kanë faktorë të ndryshme. Vija e mesme e ka bërë fatale në 2009. Ajo s’duhet të ndodhë. Duhet zgjidhje e ndershme dhe e barazisë. Greqia ka pasur 6 milje detare sepse dhe problematika që ka mijëra ishuj në Egje me Turqinë. Negociatat janë ngrirë, sepse po bëhen ndryshime në grupin negociator. Por me ç’duket është shumë mirë për Shqipërinë të rifillojë negociatat, të risqarohen problemet.”- tha Pashaj./bw

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303