fbpx

Çështja e detit me Greqinë/ Edi Rama bën reagimin e fortë dhe i kthehet keq kundërshtarëve

edi-rama-1-1-770x438.png

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë një reagim të menjëhershëm lidhur me çështjen e detit me Greqinë. Ai i ka kthyer edhe një përgjigje të gjitha akuzave që kanë ardhur nga kundërshtarët e tij politikë.

Rama shkruan se: “Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh”!

Postimi i Ramës:

Pas rrëzimit të marrëveshjes famëkeqe të 2009 dhe mosmarrëveshjes që pasoi, ne kemi arritur më në fund dakordësinë me palën greke që delimitimin e kufirit tonë detar ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare! Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh!

Llumi nacional-folklorik i politikës shqiptare pa kufij, pa din e iman, është derdhur sërish në oqeanin digjital përmes shpifjes së madhe të “shitjes së detit” Greqisë! Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që s’duan të dëgjojnë e as të kuptojnë!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303