Çështja e Valdrin Pjetrit/ Gazment Bardhi reagon sërish pas deklaratës së Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish pas postimit të Ramës lidhur me çështjen e Valdrin Pjetrit.

Ai shkruan se Rama po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin dhe me shumë të tjerë.

Statusi i plotë:

Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.

Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.

Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.

67872994_10219730963214276_7734934069405810688_n.jpg68344266_10219730972574510_494899482266173440_n.jpg