Çështja ‘Lleshi’, Vasili kërkon shkarkimin e Ramës: Shkeli Kushtetutën

Në kulmin e debateve dhe deklaratave në distancë për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Përmes një postimi në “Facebook” Vasili ka sulmuar ashpër Edi Ramën, ndërsa ka kërkuar shkarkimin e kryeministrit.

Sipas Vasilit Rama ka shkelur rëndë Kushtetutën, pasi Sandër Lleshi është emëruar zv/ministër i Brendshëm duke qene gjeneral aktiv.

Lër një koment