fbpx

Çështja ‘Saimiri Tahiri’/ Ja ç’pritet të ndodhë sot me ish-ministrin

saimir-tahiri.jpg

Dosja ndaj ish-ministrit të Brendshem Saimir Tahiri është rikthyer në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Dosja është dorëzuar në Apel nga Gjykata e Lartë, pas marrjes së vendimit se kjo çështje do rigjykohet edhe njëhëre tjetër nga togat e zeza të Apeli të Posaçëm.

Këtë të enjte pritet që dosja të shortohet, e pasi të caktohen anëtarët që do shqyrtojnë çështjen do vendoset edhe për datën se kur do zhvillohet seanca e parë ndaj Tahirit. Ish ministri u dënua me 5 vite burg nga Shkalla e Parë, vendim i cili u konvertua në 3 vite shërbim prove.

Ndërsa kujtojmë se Apeli e ktheu çështjen për rigjykim në shkallën e parë, me argumentin se kjo gjykatë kishte gabuar në rikualifikimin e akuzës nga “trafik i narkotikëve” në “shpërdorim detyre”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303