“Çështjet me Maqedoninë”, Greqia çon në SHBA “planin B”

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos, deklaron gjatë vizitës në Uashington se ka dorëzuar plan B për çështjen e Maqedonisë.

Pa përcaktuar nëse e dorëzoi në State Department te SHBA apo kryeministrit grek, drafti i Panos Kamenos parashikon formimin e një rrjeti mbrojtës kundër ndërhyrjes ruse ne Ballkan dhe pro stabilizimit të Maqedonisë, duke  lenë zgjidhjen e emrit për të ardhmen.

Kamenos duket se do kërkojë ratifikimin e një marrëveshjeje te përbashkët me Maqedoninë, Shqipërinë, Bullgarinë dhe në vijim edhe me Serbinë mes Greqisë.

Marrëveshja, theksojnë burime, synon ne krijimin e një harku stabilizimi ne kufijtë verior të Greqisë si dhe të krejt rajonit.

Panos Kamenos është pozicionuar hapur kundër marrëveshjes se Prespes, duke konsideruar rezultatin e referendumit si një refuzim nga qytetaret dhe paralelisht theksim te fenomeneve irredentiste nga qytetaret maqedonas.

Lër një koment