fbpx

Çfarë arome ka hapësira? Parfumi i ri sjell në Tokë erën e kozmosit

Nëse e keni pyetur veten ndonjëherë cfarë arome ka hapësira, përgjigjen e duhur e jep një parfum I ri.

Një aromë e quajtur Eau de Space pretendohet se sjell në Tokë erën e kozmosit.

Parfumi u krijua nga Steve Pearce, kimist dhe themelues i Omega Ingredients, një kompani e fokusuar tek krijimi I aromave natyrale të një cilësie të lartë, sic thonë drejtues të saj.

Pierce u kontraktua për herë të parë nga NASA në vitin 2008 për të riprodhuar aromën e hapësirë dhe iu deshën pothuajse katër vjet që ta krijonte atë.

Një nismë e tillë synon të ndihmojë astronautët gjatë trajnimit të tyre përpara dërgimit në kozmos.

Ajo është pjesë e përpjekjeve të Nasës për të eleminuar cdo surprizë të mundshme të pakëndshme tek njerëzit që dërgon atje lart.

Ish banorja e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, Peggy Whitson pat thënë për CNN se aroma e hapësirës I ngjason pak erës së lëshuar prej një arme fill pasi është qëlluar me të.

“ Ka dhe një lloj hidhësie përpos ndjesisë së dickaje të djegur që të krijon në hundë”, qe shprehur ajo.

Të tjerë astronaut e përshkruajnë si një aromë te përzjerë baruti, biftekut, mjedre dhe rumi.

 

Real News