fbpx

Çfarë do ndodhë nëse ka shpërthim të Covid-19 në shkolla? Ekspertja e ISHP zbulon skenarët

distancim-shkolla-1-768x512-1-780x439.jpg

Ekspertja e Inspektoratit Shëndetësor Publik, Eugena Tomini ka folur për situatën nga pandemia, ku më së tepërmi është ndalur te shkollat dhe zhvillimi i mësimit.

Për rubrikën “Opinion”, në News24, Tomini tha se strukturat arsimore dhe prindërit kanë zbatuar me përpikmëri masat anti-Covid, duke theksuar se ka pasur edhe raste infektimi, ku janë marrë masat e izolimit të personave, apo edhe të një klase.

“Ka pasur sensibilizim nga të gjitha strukturat arsimore, por edhe nga prindërit, për të zbatuar me përpikmëri masat. Kemi evidentuar kontakte të ngushta dhe i kemi izoluar. Nga ana tjetër kemi izoluar një klasë të tërë, por nuk kemi evidentuar raste pozitive të kontaktit të të infektuarit.

Ekzistojnë disa skenarë, nëse do të ketë shpërthim të virusit, por është ende herët. Jemi duke monitoruar në mënyrë intensive për të evidentuar në kohë çdo rast. Jemi akoma herët për të thënë nëse do të shkojmë drejt një skenari të errët, për mbylljen e shkollave”, tha Tomini.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303