fbpx

Çfarë do të ndodhë më 7 janar me studentët

auto_Screenshot_351546627879.png

Pas pushimeve për festat e fund-vitit, studentët do të rikthehen të protestojnë sërish më 7 Janar. Zgjidhjet e ofruara nga kryeministri nuk jane pranuar nga ata, teksa kanë prezantuar kërkesat e reja të tyre, të cilat konsistojnë në rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë, të miratuar në vitin 2015.

“Protestojmë më fuqishëm se kurrë për të kërkuar:

Përgjysmimin e tarifave në të gjitha nivelet e studimit (sidomos në master).

Rritjen në 50% të peshës së votës studentore.

Dyfishimin e buxhetit të shtetit për universitetet publike.

Ndalimin e financimit publik të universiteteve private.

Asnjë kërkesë nuk mund të realizohet pa rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *