Çfarë do të ndodhë në 16 shkurt? Ja paralajmërimi i Kryemadhit

k.jpg

E ftuar në emisionin “Opinion”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka paralajmëruar edhe një herë se në protestën e së shtunës fuqinë do të kenë qytetarët sipas saj.

Kryemadhi i shmanget pyetjes nëse në protestën e 16 shkurtit do të ketë tensione dhe përplasje. Sipas saj deklaratat për dhunë në protestë janë provokime të qeverisë. Sipas Kryemadhit, e vetmja zgjidhje për situatën e rëndë në vend, është largimi i Ramës si kryeministër dhe krijimi i një qeverie kalimtare.

“Sot janë qytetarët ata të cilët janë organizatorët kryesorë. Ne i kemi ftuar në protestë por ajo që shikoj unë pozitive është që qytetarët janë më aktivë se çfarë janë politikanët. Këtë radhë mund të them që angazhimi i strukturave të partisë ka qenë më i kollajshëm. Do të ndodhë protestë, protestat janë nga llojet e ndryshme. Nuk kemi asnjë protestë që thotë do rrëzojmë Edi Ramën, do dalim të protestojmë që të themi se Rama është pakicë. Dhe ai është vetëm sot, jo pakicë. Protesta e ditës së shtunë është protesta e halleve të shqiptarëve. Protesta e 16 shkurtit, mos u nxitoni sepse nuk është protesta për të marrë një deklaratë politike ekstremiste apo organizative. Mos u shqetësoni, do ta merrni vesh ditën e shtunë. Do të jetë protesta më e fortë përsa i përket reagimin qytetar, nuk e di ti reagimin qytetar ka diapazon nga fillimi deri në fund”, tha ndër të tjera Kryemadhi. /real-news.tv/

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303