fbpx

Çfarë do të ndodhë nëse COVID-19 rikthehet? Pëllumb Pipero qetëson shqiptarët

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur sonte në mbrëmje në lidhje me çështjen se çfarë ndodh nëse COVID-19 rikthehet.

Ai u shpreh se nëse ky virus nuk pëson ndryshime gjenetike dhe një rikthim i mundshëm do të ketë pasoja më të lehta.

“Nëse ky virus nuk pëson ndryshime gjenetike, gjasat janë të vogla që të pësojë, dhe një rikthim i mundshëm do të ketë pasoja më të lehta. Mos harroni se së paku, që kjo epidemi na ka mësuar diçka, që distancimi fizik dhe mjetet mbrojtëse do të mundësojnë zbutjen e valës së dytë”, tha Pipero në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora.