Çfarë do të thotë vendi i fundit në grup për Shqipërinë?

shqiperia-1.jpg

Shqipëria e mbylli me humbjen turpëruese 0-4 ndaj Skocisë Ligën e Kombeve, duke u renditur e fundit në grupin 1 të Ligës C. Kjo do të thotë që kombëtarja jonë rrezikon tashmë edhe rënien në Ligën D.

Duke qenë se grupi ku bën pjesë Shqipëria përbëhet nga 3 skuadra dhe grupet e tjera të Ligës C nga 4, kuqezinjtë nuk do rrëzohen direkt si vendi i fundit i grupit. Rregullorja ka parashikuar që do të bjerë vendi i tretë më i dobët nga të gjitha grupet dhe aktualisht janë Mali i Zi dhe Qipro ato që mbajnë këtë pozicion, me nga një pikë.

Që kuqezinjtë të bien në Ligën D duhet që Mali i Zi të mposhtë Rumaninë në ndeshjen e fundit dhe Qipro të triumfojë ndaj Norvegjisë, ndonëse duket e vështirë që të ndodhë.

Gjithsesi, duhet theksuar se fati i qëndrimit të Shqipërisë në Ligën C nuk është më në dorën e kuqezinjve, ndërsa vendi i fundit në grup ka bërë që Shqipëria të renditet në vazon e katërt, në shortin e eliminatoreve të Euro 2020.

scroll to top