Çfarë do të vendoset për orarin e lokaleve ? Ministri i Shëndetësisë: Vendimi pas 21 janarit

Screenshot_8-2.jpg

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, deklaroi se në mbledhjet e ardhshme do të shqyrtohet kërkesa e pronarëve të lokaleve që puna të vijojë deri në 23:00.

Filipçe bëri me dije se më 21 janar do të komunikohet edhe vendimi që do të merret pas mbledhjes me autoritetet.

“Kufizimi i orarit të punës, që u shtua muajin e kaluar, thamë se do të vlejë deri më 21 janar, kur praktikisht

përfundojnë edhe festat fetare dhe me automatizëm lokalet kthehen në orarin e punës deri në ora 21:00. Ne do ta shqyrtojmë

kërkesën nëse do të vazhdohet edhe për dy orë”, tha Filipçe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303