fbpx

Çfarë duhet bërë me paratë e teatrit të ri? Blendi Fevziu tregon zgjidhjen e tij

Pas shkrimit të djeshëm kushtuar prishjes së Tetarit Kombëtar, gazetari i njohur, Blendi Fevziu  ka shprehur qëndrimin e tij për teatrin në një intervistë për emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, me Alketa Vejsiun.

Sipas tij godina e vjetër e teatrit nuk vlente, por duhet të qëndronte si pjesë e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.

Gazetari gjithashtu u shpreh kundër ndërtimit të një teatri të ri duke marrë parasysh kostot e mëdha që kërkon projekti i ri, për të cilin kryebashkiaku tha se do të merret kredi.

Nëse dikush do ta pyeste aktualisht se çfarë duhet bërë në vijim, moderatori është pro ndërtimit të teatrit të vjetër, të njëjtës strukturë por më modern që i përmbush kërkesat e artistëve.

Nuk mendoj se ai vlente si teatër kombetar, godina duhet të qëndronte, por jam kundër ndërtimit të një teatri modern me kostot e mëdha.

Me këto para që duan të bëjnë teatrin e ri le të rindërtojnë teatrin e vjetër sic ishte, por modern, struktura e jashtme të ruhet

Po të më pyesësh mua, unë jam për të ruajtur trashëgiminë. Nuk mund të vendosin artistët nëse duhet shembur një godinë historike se i takon gjithë shqiptarëve, trashëgimisë së tyre”.