fbpx

Çfarë duhet të dini para se të bëni vetullat ‘microblanding’

microbladingbeforeandafter2-1530791081.jpg

Microblanding është një nga format më të përdorura nga femrat për modelimin e vetullave. Teknikisht, microblanding është tatuazh i vetullës, por në një formë më të moderuar. Thënë më thjesht: Përpara disa kohësh, tatuazhi i vetullave bëhej në një formë kur mbushej e gjithë sipërfaqja, gjë që krijon një pamje jo fort natyrale. Microblandig realizohet përmes ndërhyrjeve të vogla në lëkurë, me vija që imitojnë qimet.

Sa ekziston mundësia që të dështojë procedura dhe të përfundoj me një vetull të vizatuar keq?

Do të gënjenim nëse do të thonim që nuk ekziston si mundësi. Së pari, zgjidhni një qendër të besueshme ku estetistet punojnë me profesionalizëm. Së dyti, tregohuni të qartë në ngjyrën dhe gjatësinë e vetullës, duke mos e tepruar. Kujtoni që vetulla e plotë dhe e errët e Dua Lipës mund të mos jetë e duhura për fytyrën tuaj. Microblanding është një formë tatuazhi, ndaj për ta hequr do t’ju duhet t’i nënshtroheni laserit.

Sa zgjat rezultati?

Përgjithësisht dy deri në tre vite në varësi të kujdesit. Këshillohen që të bëhen seanca gjashtë mujore, ku procedura zgjat dhe kushton më pak.

Për ta përmbyllur, sa kushton?

Çmimi varion nga një qendër në tjetrën, por rreth 25,000 lekë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303