fbpx

Çfarë duhet të keni në garderobë këtë verë?

Chanel_spring_summer_2017_collection_Paris_Fashion_Week16.jpg

Çdo sezon Chanel propozon veshje dhe kombinime që “vulosin” tendenca unike në botën e modës, të cilat priten me pa durim nga ndjekësit e saj.

Pikërisht kështu është edhe kostumi Chanel i dizenjuar sezonin e kaluar nga Karl Lagerfeld, tipik për një look elitar dhe i krijuar enkas për një xhiro në bregun detit, por jo vetëm.

E kemi fjalën për kostumin që mbart me vete trashëgiminë e Coco Chanel duke e sjellë atë në mënyrë më moderne dhe më të shkujdesur.

Ky kostum që është kombinimi perfekt mes një kanatjere dhe një fundi në gjatësinë ideale, materiali i butë dhe ngushtimi në bel, janë dy pjesë që bashkojnë të njëjtën fjalë: CHA-NEL, qëndisur në të zezë përgjatë gjithë kostumit. Detaji romantik i lules është sigurisht kamelia..

Kostumi Chanel është pa dyshim një ndër veshjet më të bukura të koleksionit të kaluar nga Chanel, e kemi parë të veshur nga Kylie Jenner, Lily-Rose Depp dhe Hailey Bieber, gjithmonë të kombinuara ndryshe nga njëra-tjetra.

Një pale atlete të mëdha, një varëse me zinxhir të trashë në qafë dhe një kapele bejsbolli në kokë e bën atë të duket më modern dhe më “street style”, një look tipik për rrugët e qytetit dhe njëkohësisht elegant për një event apo ceremoni me rëndësi.

Chanel na ka dhënë një indikacion, kostumet janë ende në modë këtë verë ndaj, markë ose jo, kombinojeni për t’u dukur “in” në çdo vend.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303