fbpx

Çfarë është dhe si funksionon shtupa e faringut që identifikon infeksionin nga Koronavirusi

8-1582705729.jpg

Një nga fjalët më të përsëritura në kronikat që tregojnë për urgjencën e koronavirusit është “shtupa e faringu”.

Tamponi është mjeti që përdoret për të kontrolluar infeksionin. Është  një test që ju lejon të analizoni mukozën e faringut: shtupa mbledh mostrat në zgavrën e gojës, në të cilën më pas kontrollohen kopjet e grimcave të virusit.

Në formë, shtupa e faringut është e ngjashme me një shtupë pambuku, një lloj shkopi me një fund të mbuluar me pambuk.

Për të analizuar mukozën, shtupa futet në zgavrën e gojës së pacientit. Ky nuk është një ekzaminim i gjatë ose i dhimbshëm: në pak sekonda mukusi dhe pështymë mblidhen dhe perceptimi në pjesën më të madhe është një lloj bezdie e lehtë.

Pasi të grumbullohet materiali gjenetik, shtupa zhytet menjëherë në një xhel dhe i dërgohet një prej laboratorëve të specializuar për hulumtimin e koronavirusit.

Atu specialistët e infektivit analizojnë rastin duke kërkuar në kodin gjenetik prezencën e koronavirusit.

Nëse rezultati i testit është pozitiv, protokolli parashikon një kontroll të dytë që mund të konfirmojë përfundimisht ngjitjen.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303