Çfarë fshihet pas këngës së re të Sparksit?!

Gjatë fundjavës reperi Sparksi ka publikuar këngën e tij më të re ‘Buzët më ishin tharë’ krijuar nga producenti Rzon.

Mirëpo, ky titull e refreni nuk janë të padëgjuara nga ne. ‘Buzët më ishin tharë’ mban emrin kënga e Eranda Libohovës e publikuar 16 vite më herët, e mund të themi lirshëm që himn i karrierës së artistes.

E vargjet e saj i dimë të gjithë përmendësh, e madje e këndojmë sapo ta dëgjojmë. E dashuri mbi këtë projekt ka pasur gjithmonë edhe Sparksi, e për këtë arsye ai e ka risjellur në versionin e tij.

Ky version është përkrahur edhe nga vetë Eranda e cila ka qenë në dijeni që nga fillimi e cila po ashtu publikisht e ka mbështetur atë.

View this post on Instagram

“Buzet me ishin thare” viti 2004 … @sparksii 2020 Urime !🙌🏻

A post shared by Eranda Libohova (@erandalibohova) on