fbpx

Çfarë ishte ai në dorë skenar? Juli nxjerr bllof “Për’puthen”, publikon videon me prapaskenat e takimit

juli-perputhen-skenari.jpg

Shpesh herë një prej emisioneve më të ndjekura Për’Puthen është akuzuar nga konkurrentët pjesmarrës por edhe nga publiku se ka skenar!

Të shumtë kanë qenë ata që janë larguar dhe kanë përmendur se çdo gjë bëhet me skenar dhe asgjë s’është e vërtetë!

Këtu mund të përmendim rastin e Teas me Andin ku dyshja tha se ishte kërkuar nga vetë produksioni kjo gjë.

Gjithashtu edhe Bearti i cili zgjodhi të hiqte dorë nga emisioni duke u larguar sepse sipas tij nuk mund të aktronte.

Autorja e programit, Olsa Muhameti, ka debatuar shpesh me konkurrentët e larguar, të cilët deklaronin se gjithçka ka një skenar.

Madje, në intervista të ndryshme, ajo është shprehur se “Për’puthen” nuk ka asnjë skenar dhe gjithçka që ndodh është spontante.

Mirëpo “sekreti i skenarit” nuk është ruajtur fort mirë nga konkurrenti i ri, Julian Lala, i cili ka një tip të veçantë dhe është shumë i drejtpërdrejtë.

Aq i sinqertë është Juli, saqë në videon e fundit që ka xhiruar në takimin me Antonelën, teksa ka filmuar stafin e “Për’puthen” ka filmuar edhe një vajzë me letra në dorë.

“Me skenar?”- thotë ai teksa e filmon, ndërsa vajza i shmanget videos duke thënë “Jo jo”.

“S’është për neve ky, është për të ndezur zjarrin.”- thotë Juli duke u përpjekur të rregullojë situatën. Mirëpo, ky moment nuk i ka shpëtuar syrit të mprehtë të ndjekësve.

Gjithsesi ju mund ta ndiqni të plotë videon e publikuar nga Juli në llogarinë e tij në youtube:

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303