Çfarë janë kokrrizat në gjuhën tuaj?

Secila prej tyre është një grumbullim i 50 deri në 100 qelizash dhe kanë funksion kryesor të testojnë ushqimin para se ta përtypni.

Kur ushqimi është futur në gojë, aktivizohen receptorët që bëjnë ndarjen e ushqimeve në të kripura, të ëmbla, të tharta, të hidhura dhe dërgohen sinjale në tru për të përcaktuar shijen që po provoni.

Këto kokrriza vdesin dhe rigjenerohen çdo dy javë, ose më shpesh.

Sipas ‘Women’s Health Mag’ këto qeliza, por jo vetëm ndikojnë në dallimin e shijes, por me kalimin e viteve dhe ndryshimeve që pëson trupi, shqisat ndikojnë në ndryshimin e preferencave ushqimore.

Që do të thotë se, nëse ju e urreni një ushqim të caktuar në një të ardhme mund ta dashuroni atë./real-news.tv

Burimi: Woman’s Health