Çfarë ju bëri Enver Hoxha grekëve që kaluan kufirin në vitin 1949

download-6.png

Ka më shumë se 150 vite që sjellja e shtetit grek ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk ndryshon. Është e njëjta, me të njëjtën strategji, me të njëjtat provokime, sulme apo edhe shkelje të sovranitetit dhe identitet kombëtar.

Por jo gjithnjë sjellja e shtetit shqiptar ka qenë e njëjtë, inferiore dhe e turpshme si ajo e ditës së djeshme në Bularat të Gjirokastrës.

Dhe për ta provuar këtë kemi një ngjarje që të gjithë e mbajmë mend. Plot 69 vite më parë, më 2 gusht 1949, Shqipëria u bë pre e një sulmi ushtarak nga ana e Greqisë.

Në jug dhe juglindje të Shqipërisë Greqia mësymi në tokat tona ushtrinë me topa, avionë, ushtri tokësore, gjithçka i ngjante një pushtimi të vërtetë. Qëllimi real ishte realizimi i ‘Megali Idesë’ për aneksimin e jugut të Shqipërisë – të ashtuquajturin ‘Vorio Epir’.

Por si reagoi atëherë qeveria e Shqipërisë, e cila kishte vetëm 5 vite që kishte ardhur në pushtet dhe drejtonte një shtet të dobët dhe shumë të varfër?

I menjëhershëm ishte reagimi i shqiptarëve, të cilët iu përgjigjen agresioni me pushkë. Rezistenca ishte e fortë. Me qindra ishin grekët që u zunë nga ushtria shqiptare. Dhe ata u trajtuan ashtu siç trajtohen agresorët, si rob lufte. Peripecia e tyre ishte shumë e gjatë por kjo do të jetë objekt i një shkrimi tjetër.

Ajo që duam të nënvizojmë ka të bëjë me dy tablotë e sjelljes së shtetit shqiptar. Të atij të para 69 viteve, i cili ishte një shtet i dobët, i një vendi të varfër, me shumicën e popullsisë analfabete, por që dinjitetin dhe krenarinë kombëtare e respektonte.

Nga ana tjetër kemi këtë shtetin e sotëm shqiptar, anëtar i NATO-s, kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian por që vetëm të dinjitetshëm nuk mund t’i thuash.

Para 69 viteve përballuam një agresion të vërtetë ushtarak dhe i bëmë ballë ashtu siç i ka hije shqiptarëve. Dje disa qindra ekstremistë, të ‘armatosur’ me injorancë por me shumë urrejtje, përgjunjën një shtet të tërë.  Real-news.tv

scroll to top