fbpx

Çfarë ka Ambasada Amerikane me listën e kandidatëve? Gazetari Mentor Kikia zbardh prapaskenat

kikia.jpg

Gazetari Mentor Kikia me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas thirrjes së ripërsëritur të ambasadores Yuri Kim për pastrimin e listës së kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i plotë:

Çfarë ka Ambasada Amerikane me listën e kandidatëve?

Ambasadorja e SHBA, qëkur u caktua data e zgjedhjeve, i bie fyellit në të njëjtën vrimë: Kryetarët të pastrojnë listat e kandidatëve nga të inkriminuarit. I ka rënë aq shumë, sa Edi Rama u mërzit: “Kush jeni ju që më tregoni mua që duhet të zbatoj ligjin- tha Rama. Kjo është puna, është detyra ime”. Por ambasadorja sërish nuk i ndahet. Ajo sërish reagon, duke thënë se për SHBA korrupsioni është prioritet.

Pra, nga lista duhet të ikin jo vetëm ata që kanë qenë të dënuar, por edhe ata që janë të korruptuar. Të korruptuarit shpallen me vendim gjykate fajtorë, por kryetarët i dinë kush janë.

Ndërsa Ambasada e SHBA ka një listë, me vizë-hequrit, për shkak të korrupsionit dhe inkriminimit, edhe pse nuk janë shpallur fajtorë.

Nuk besoj që ambasadorija Kim nuk ka punë tjetër që përsërit vazhdimisht të njëjtë deklaratë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303