21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Çfarë ka ndodhur me Aurela Hoxhën larg Shqipërisë?

spot_img

Modelja e njohur shqiptare Aurela Hoxha ka kohë që i mungon publikut shqiptar.Pavarësisht se ajo rikthehet shpesh në vendin e saj ku takon dhe familjarët, karriera e saj e ka të ardhmen jashtë vendit.

Në puntatën e fundit të emisionit “Be Coffe” ajo ka qenë e ftuar ku dhe ka zbuluar disa detaje mjaft interesante për jetën e saj.

“Kam punuar shumë pasi dua ta bëj linjën që kam krijuar, të njohur në tregun ndërkombëtar. Pasi e prezantova në Spanjë, në Maj të vitit që shkoi, kam nisur përgatitjet për ta prezantuar në një tjetër vend. Por është shumë e vështirë. Unë jam askushi dhe kjo ndikon shumë, por nëse veshjet e mia kanë sukses, kjo do të thotë që pëlqehen vërtet dhe nuk blihen nga emri. Në Shqipëri mbështetja më vjen nga fansat që më njohin prej kohësh dhe e di që nuk do dështoj”,-u shpreh Aurela.

Aurela nuk ka përfunduar studimet për stiliste por me talentin e saj ajo guxoi duke krijuar një linjë të brendshmesh dhe rroba banjosh të sajën.Pasi e promovoi edhe në Spanjë Aurela kërkon ta zgjerojë edhe më tej./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat