Çfarë ka ndodhur me Sofie?! Arian Çani jep lajmin e papritur

Në nisje të emisionit “Zonë e Lirë” mbrëmjen e sotme Arian Çani ka nisur me një lajm të papritur.  Çani ka thënë se duke filluar nga sonte do të mungojë Sofie, e cila sipas tij është larguar me dëshirën e saj dhe nuk do të jetë më pjesë e emisionit.

Drejtuesi i “Zonë e Lirë” ka shtuar se Sofie, apo siç kishte emrin e vërtetë Xheni Brahaj, i kishte falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm.

Ndërkohë, vetë velina e emisionit ka reaguar pak para nisjes së tij në Instagram, duke thëne se do të ndjek një drejtim të ri në jetë.

“Drejtoje shigjetën në një drejtim të ri, dhe beso që do të ngulet atje ku duhet”, shkruan Xheni Brahaj në Instagramin e saj.