fbpx

“Çfarë ka pëlqyer ai tek ty?”/Shihni çfarë i bën Rudina Dembacaj fanses pasi i përmend Mark Frrokun (FOTO)

Aktorja dhe moderatorja shqiptare Rudina Dembacaj  është mjaft aktive në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram ku njofton për rikthimin në teatrin Eksperimental me një komedi “Boeing Boeing”.

Ndryshe nga postimet e fundit ka lejuar që ndjekësit të kenë mundësinë të lënë komentet e tyre.  Menjëherë kanë filluar komentet, Rudina që nga publikimi i lidhjes me Mark Frrokun nuk  kishte lënë hapësirë që fansat të komentonin në asnjë nga fotot e saj, aq më tepër në ato ku shfaqej krah partnerit të ri.

Një prej ndjekësve ja ka thënë hapur se nuk ka asgjë për t’i pëlqyer moderatores dhe aktores, dhe se di pse e kanë zgjedhur ta kenë në jetë ish-bashkëshorti dhe Marku tani, e megjithatë problem i ka theksuar vajzën e saj që është e vogël e ska faj. Por Rudina s’ja ka lënë pa kthyer një përgjigje:” Eeeeh mi moter! Nuk ta shpjegoj dot” duke e ironizuar kështu komentin e mësipërm.