“Çfarë kam bërë për të të merituar”, Olsi Bylyku i bën dhuratën e shtrenjtë të dashurës

olsi.png

Olsi Bylyku surprizoi të gjithë shtypin rozë muaj më parë kur vendosi të bënte publike lidhjen e tij të dashurisë. Dhe që prej daljes publike çiftin e kemi parë duke shpërndarë shumë foto dhe duke qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në evente të ndryshme.

Mirëpo siç duket ata kanë vendosur ta çojnë lidhjen në një nivel tjetër.

Së fundmi, Egli, festoi 22 vjetorin dhe duket se surprizat për të paskan qenë të shumta. Ajo ka postuar një pjatë nga mbrëmja e datëlindjes ku shfaqet një biftek i mbeshtjellë me pluhur floriri dhe në cep të tij duket një unazë. Përbri fotos Egli shkruan: “Një unazë floriri me një gur saphire mbi një biftek prej ari. Olsi Bylyku çfarë kam bërë për të të merituar?”

SAFOR.jpeg

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303