Çfarë mendon sot Sabri Fejzullahu për Flori Mumajesin, sqaron një herë e mirë ‘konfliktin’

sabri-fejzullahu-780x439-770x433-600x337.jpg

Pak kohë më parë këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, bëri një deklaratë të fuqishme në lidhje me blerjet e klikimeve në Youtube.

Në këtë deklaratë Fejzullahu ka përmendur emrin e Florit si ndër artistët që blen më së shumti klikime në këngët e tij (3 milionë klikime për një ditë), gjatë një bisede në emisionin #Gjesi, në T7.

Menjëherë pas saj, i ashpër ishte reagimi i Florit, i cili, duke postuar deklaratën e Sabri Fejzullahut, shkroi ndër të tjera: “Ncncncnc, pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po t’i kem ble, s’t’i kam marr ty paret. Pse be po merzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kan hongër i ka lon me u ngi mirë, se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher unë shembulli për blerje klikimesh. Kërkujt s’i futem n’xhep e n’jetën e vet. Kur i bojn vet shumë klikime, nuk nihen veç fërkojn gjoksin kishe jon artista t’mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjerët, merren me llafe… Nejse, e vërtetë, klikimet edhe mund të blihen axha Sabri, po si me ia bo, kur ta blejn karrierën?”

Pas këtij reagimi të ashpër, Sabri Fejzullahu nuk foli më, por zgjodhi të heshtë. Por diten e djeshme Sabri Fejzulahu ishte i ftuar në ‘E diell” dhe nuk i shpëtoi këtij ngacmimi. Lidhur me këtë “përplasje” me Florin, ai tha se deklaratën e kishte mbështetur në kontekst dhe se nuk donte të krijonte debat me Florin: “Po, e lashë sepse ishte gabimi im. Unë jam 75 vjeç dhe kam 17 – 18 këngë të kompozuara dhe orkestruara nga Flori Mumajesi. Flori, me punën dhe djersën e tij, me talentin e tij i ka arritur të gjitha këto. Unë e kam thënë atë në kontekst, nisur edhe nga pyetja e gazetarit, por nuk kisha qëllim tjetër…” – tha Fejzullahu.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303