“Çfarë mesazhi përcjellim, puthuni, përqafohuni se nuk ka asnjë rrezik?”. Erion Braçe u ‘tërheq veshin’ kolegëve

brace.jpg

Deputeti socialist Erion Braçe u ka tërhequr sërish veshin kolegëve për zbatimin e rregullave të pandemisë.

“Bravo dëgjova, doktor Shehu e tha. Po pse bravo.Qeveria është këtu, dhe në emër të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrimit. Po sikur ta fillojmë nga vetja, ca kuptimi ka të flasim dhe përgjërohemi e të fillojmë të kërkojmë llogari. 99% që janë këtu nuk zbatojnë as rregullat e pandemisë. Ju thashë të enjten se nuk zbatohen rregullat, nuk mund të mendojmë se drejtuesja e Kuvendit, të kapin deputetin nga xhaketa e ti thonë zbato rregullat.

Çfarë mesazhi pëcjellim, puthuni përqafohuni se nuk ka asnjë rrezik. Këtë po themi?”, tha Braçe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303