fbpx

Çfarë ndodhi?! France Football fshin sondazhin pasi Messi merr kryesimin

20181007-636745486402380383_20181007223954437-kx7H-U452297978025xtH-992x558@LaVanguardia-Web.jpg

France Football po përgatitet për të marrë Topin e Artë edhe këtë vit. Por një e papritur ndodhi në sondazhin e zhvilluar prej tyre. Edhe pse Lionel Messi nuk është pretendenti kryesor për ta fituar çmimin “Topi i Artë” ai mori 48 për qind të votave në sondazh.

Mohamed Salahu ishte në vendin e dytë me 31 për qind të votave, ndërsa Cristiano Ronaldo u radhit i treti me vetëm tetë për qind të votave. Megjithatë, sapo Messi mori kryesimin France Football vendosi ta fshijë sondazhin.

Votat e publikut nuk janë të rëndësishme për këtë çmim, pasi që fituesi përcaktohet vetëm nga disa gazetarë të përzgjedhur të sportit. Megjithatë, vendimi i France Football për ta fshirë këtë sondazh i ka zemëruar shumë tifozë të futbollit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *