Çfarë ndodhi mbrëmë në kryeqytet? Qytetarët evakuohen nga policia, panik dhe frikë, zbardhen detajet

astir-780x405-1.jpg

Një apartament në një pallat në “Astir” është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, një orë para mesnatës.

Ndërkohë, sipas policisë nga zjarri nuk ka dëme në njerëz po vetëm materiale. Banorët janë frikësuar e për pasojë janë evakuuar nga shërbimet policore.

“Me datë 21.01.2020, rreth orës 23:00, në rrugën “Mikel Maruli”, ka rënë zjarr në një banesë, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe nuk ka rrezik për ta. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po bënë të mundur fikjen e zjarrit.” – bën me dije policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303