fbpx

Çfarë ndodhi nëElbasan? Nuk respektoi karantinën, arrestohet 24-vjeçari

arrestim.jpg

Izolimi total ka dhe nga ata që nuk e durojnë dot. Mësohet se një 24-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Elbasanit, pasi nuk respektoi rregullin e karantinimit.

Porpos kësaj, i riu M.LL., ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë ‘Shqiponja’.

Mësohet se 24-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime se pse ka dalë nga banesa, dhe si pasojë e masave të vendosura nga qeveria, policia ka qenë e detyruar ta shoqërojë në komisariat. Ai ka shfaqur rezistencë dhe për këtë arsye është arrestuar. Për më shumë detaje pritet që policia të japë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303